Zbulim i madh në teknologjinë Wi-Fi (Video)

08:36 | 12 Dhjetor 2016
Arbresh Info

WiFi është një teknologji e mrekullueshme, por nuk duhet mohuar assesi se qëndrimi për një kohë të gjatë në Facebook apo shikimi i videove në YouTube ua shkurton me shpejtësi të madhe përqindjen e baterisë së telefonit tuaj.

Megjithatë, inxhinierët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjeneruar një mënyrë të re për transmetimin e Wi-Fi’it që përdorë 10.000 herë më pak energji sesa metodat tradicionale, pa sakrifikuar jetëgjatësinë e baterisë, shkruan portali arbresh.info.

Deri tani, ekipi nga Universiteti i Washington-it ka arritur të menaxhojë një shpejtësi prej 11 MB për sekondë me lidhjen e re, gjë që nuk thyen ndonjë rekord.

“Ne dëshironim të shikojmë nëse mund të arrijmë transmetimin e Wi-Fi’it duke mos përdorur thuajse aspak energji”, tha Shyam Gollakota, pjesëtarë i këtij grupi në SHBA.

“Ne mund të arrijmë transmetimin e Wi-Fi’it për 10.000 herë më pak shpenzim të energjisë krahasuar me atë që aktualisht është duke u përdorur”

Në videon më poshtë mund të shikoni se si funksion kjo teknologji./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme