YouTube sjell rregulla të reja për të gjithë ata që fitojnë para nga kjo platformë

11:28 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

YouTube ka rregulla të reja, të cilat krijuesit e përmbajtjes nuk ka gjasa t’i pëlqejnë.

Gjegjësisht, kur një reklamë shfaqet në këtë platformë, ata në videon e të cilave janë reklamat, zakonisht fitojnë prej saj.

Sidoqoftë, rregullat e reja thonë se YouTube do të jetë në gjendje të shfaqë edhe më shumë reklama se më parë, dhe se ata do të paguajnë më pak për to, domethënë, të gjithë ata që nuk janë në “Programin e Partneritetit” nuk do të marrin para, transmeton Telegrafi.

Kështu, për shembull, mund të ndodhë që krijuesit më të vegjël të shohin një reklamë në një nga videot e tyre, pa fituar asnjë euro prej saj.

Nëse ata duan të jenë pjesë e ‘Programit të Partnerëve’ në YouTube, ata duhet të kenë 4,000 orë shikime në 12 muajt e fundit dhe të kenë më shumë se 1.000 pajtimtarë.

Siç konfirmohet nga The Verge, ende nuk do të ketë reklama në krijuesit që shfaqin video për fenë, politikën, alkoolin ose lojërat e fatit në plan të parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme