YouTube ka prezantuar ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë nëse jeni mësuar ta përdorni pa qenë i identifikuar.
Gjegjësisht, përdoruesve që nuk janë të kyçur në një llogari të Google, ose janë në modalitetin “Incognito”, nuk u shfaqen më videot e rekomanduara.
Ky ndryshim do të thotë që këtyre përdoruesve u shfaqet një faqe e thjeshtë kryesore e YouTube, pa asnjë video apo rekomandim se çfarë të shikojnë.
Më parë, edhe në rastet e mësipërme, YouTube do të bënte sugjerime, por tani përdoruesit thjesht shohin mesazhin “Fillo” dhe “Nisu të shikosh video për të na ndihmuar të krijojmë një burim që do të të pëlqejë”.
Në disa teste të kryera nga BleepingComputer, kjo faqe e specializuar vuri re se, edhe kur kërkonte diçka në faqe, nuk u shfaqën sugjerime më pas.
Disa përdorues janë ankuar në mediat sociale se taktikat “shumë agresive” të YouTube po përdoren për t’i detyruar ata të krijojnë një llogari, ose nëse kanë një të tillë, të identifikohen dhe të gjurmojnë aktivitetet e tyre në platformë. /Telegrafi/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...