YouTube ka përjetuar një ndërprerje të madhe. Përdoruesit në të gjithë botën filluan të vërejnë se faqet e shërbimit të videos dhe aplikacionet telefonike ranë rreth orës 9:20 të mëngjesit, dhe gjithçka mbeti e paarritshme për më shumë se një orë.
YouTube TV dhe YouTube Music gjithashtu u ndikuan nga ndërprerja e shërbimit.
YouTube ka pranuar ndërprerjen në një postim në Twitter. “Ne jemi duke punuar në zgjidhjen e kësaj dhe do t’ju njoftojmë kur të rregullohet”, thotë llogaria e ekipit të YouTube. “Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ju shkaktojë ndërprerja.”
Në orën 10:35 ET, llogaria ende po i përgjigjej raporteve të ndërprerjes duke thënë se ekipi po punon për problemin.
Ashtu si me të gjitha shërbimet e drejtuara nga Google, ndërprerjet serioze për YouTube janë mjaft të rralla.
YouTube TV ka përjetuar ndërprerje të shërbimit në një kohë të papërshtatshme gjatë Kupës Botërore të kësaj vere, megjithatë, edhe faqet e kanalit u rrëzuan për një kohë në prill.
Ndoshta më famëkeqe prej të gjitha ndërprerjeve, ishte kur qeveria e Pakistanit shkaktoi aksidentalisht një ndërprerje ditore të YouTube një dekadë më parë, duke u përpjekur të censuroi një promo për një film anti-islam.
Megjithatë, raportet tregojnë se shërbimi është rikthyer në punë të rregullt. /Telegrafi/
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...