Disa organizata amerikane akuzojnë YouTube dhe kompaninë mëmë të saj Google se përmes praktikave ilegale mbledhin të dhënat personale të fëmijëve dhe i përdorimin ato për reklama të caktuara. Kështu njëzet e tre organizata për mbrojtjen e të drejtave digjitale të fëmijëve kanë apeluar tek Autoriteti Federal i Tregtisë në SHBA (FTC) duke u kërkuar t’i hetojnë këto praktika.
Sipas tyre, Google mbledh informacion personal për të miturit në YouTube, kryesisht për vendndodhjen e saktë, pajisjet që ata përdorin, madje edhe numrat celular, edhe pse zyrtarisht ndalohet kyçja për fëmijët nën 13 vjet.
Ata ankohen se “YouTube mbledh këtë informacion pa njoftuar prindërit, ndërsa Google i përdor ato për të shfaqur reklama të synuara kudo në Internet” beson Josh Golin, përfaqësues i fushatës për fëmijëri pa reklama, përcjell Telegrafi.
“Google mbledh fitime gjigante përmes reklamave të synuara për fëmijët dhe duhet të respektojë legjislacionin amerikan për mbrojtjen e jetës personale të fëmijëve në internet”, thotë Golin.
Sipas sindikatave, kjo praktikë e Google është në kundërshtim me ligjin e vitit 1998, sipas të cilit ‘platformat që përdoren nga nuk mund të mbledhin një informacion të tillë pa pëlqimin e prindërve’.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...