Gjatë raportimit të fitmeve për tremujorin e dytë që gjiganti Google bëri dje, një pjesë e raportit për të ardhurat zbulon që YouTube është më e famshme se asnjëherë më parë në pajisjet telefonike. Për tremujorin e dytë, sasia e kohës së shpenzuar të përdoruesve telefonik duke shikuar video në YouTube është dyfishuar vit pas viti.
Megjithatë, çfarë është duke i shtyrë përdoruesit e pajisjeve telefonike të shikojnë më gjatë në YouTube? Një faktor shumë i madh rreth kësaj janë telefonat e mëdhenj, transmeton arbresh.info. Fillimisht, përdoruesit shikonin video në pajisjet me ekran 3.5 inç, ndërsa tani shumica e përdoruesve që kanë ndikim tek dyfishimi i kohës së shfrytëzuar tek YouTube vijnë nga ekranet e pajisjeve me madhësi të Apple iPhone 6, iPhone 6 Plus dhe iPhone 5S.
Përveç kësaj, me rritjen e ekraneve është rritur edhe kualiteti i tyre, gjë e cila ofron një pamje më të mbrehtë tek videot e publikuara në YouTube./arbresh.info
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë