Google ADS

Youtube dhe Facebook marrin masa për lajmet shëndetësore që nuk janë konfirmuar shkencërisht

19:23 | 9 Korrik 2019
L G

Facebook dhe YouTube po ndërmarrin fushatën kundër kurimeve mrekulluese nga kanceri deri tek obeziteti, që rezultojnë pa asnjë konfirmim shkencor të efektivitetit të tyre, njofton “Wall Street Journal”.

“Algoritmi që zgjedh lajmin e promovuar te profilet është ndryshuar për të zvogëluar përhapjen e postimeve që i referohen produkteve dhe terapive të këtij lloji”, tha Travis Yeh, menaxher i produkteve të Facebookut.

“Postimet me pretendimet shëndetësore sensacionale ose përpjekja për të shitur produkte në bazë të kërkesave shëndetësore do të ketë zvogëlim të shpërndarjes. Grupet duhet të shmangin publikimin e postimeve shëndetësore që mund të ngatërrojnë njerëzit dhe postimet që duan të shesin prodhimet e tyre që lidhen me shëndetin”, theksoi eksperti.

Edhe YouTube, që në dhjetorin e kaluar ka njoftuar tashmë një shtrëngim në publikimet mashtruese duke cituar pikërisht ata që propagandojnë kurime të mrekullueshme dhe po bashkëpunon me disa mjekë për të identifikuar reklamat dhe videot kërcënuese për shëndetin.

“Këto masa, vijnë pas rezultateve të hetimit, nga të cilat del se të dy rrjetet sociale janë plot me postime mashtruese, shpesh me miliona klikime, të cilat në shumë raste paraqiten të njëjta si ato zyrtare”, shkruan Wall Street Journal./Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme