Yamaha synon të ndryshojë qarkullimin nëpër qytet

07:47 | 27 Qershor 2016
Arbresh.info

Kompanitë e automobilave janë në konkurrencë me njëra tjetrën duke nxjerrë pothuajse çdo vit modele  të reja makinash, por Yamaha synon që të jetë i pakonkurrueshëm me modelet e reja.

Dy modelet e reja që pritet të hedh në treg së shpejti janë 05Gen dhe 06Gen.

I pari 05Gen, vjen si një biçikletë elektrike, por ka tre rrota dhe duket si një tip triçikli. Gjithsesi Yamaha e përshkruan si “Lëvizje që Vishet” sepse përshtatet me përreth  drejtuesit si një rrobe.

Versioni tjetër është 06Gen dhe duket si një makinë golfi. Yamaha e përshkruan atë si “Makina Verandë”, pasi të jesh në të duket sikur je në ndonjë dhomë. Njëri krah i kësaj makine do të jetë krejtësisht i hapur me qëllimin për të shtuar bashkëbisedimin në rrugë mes shoferit dhe pasagjerëve me kalimtarët./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme