Yahoo paralajmëron përdoruesit për sulme kibernetike të sponsorizuara nga shteti

10:34 | 24 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Yahoo është kompania e fundit teknologjike që paralajmëron përdoruesit që kanë qenë shënjestër e sulmeve kibernetike të sponsorizuara nga shteti. Google, Facebook dhe Twitter kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime të ngjashme këtë vit, transmeton arbresh.info.

Yahoo nuk ka zbuluar si përcakton që një sulm është i sponsorizuar nga shteti, por premton që do i dërgojë vetëm njoftime përdoruesve kur posedon “një nivel të lartë të besimit”.

Njoftimet nga Yahoo përfshijnë instruksione për viktimat e dyshuara të sulmeve kibernetike për të siguruar llogarit e tyre, përfshirë funksionin për identifikim të dyfishtë, një fjalëkalim të fortë dhe unik./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme