Xiaomi zyrtarizon telefonin e lirë Redmi 4A

15:53 | 22 Mars 2017
Arbresh.info

Kompania Xiaomi ka zyrtarizuar telefonin e ri më të ri, dedikuar segmentit buxhetor, nën emërtimin Redmi 4A.

Çmimi i telefonit në treg do të kushtojë gjithsej 91 dollarë. Xiaomi Redmi 4A arrin me ekran 5 inç 720p, çip-set Snapdragon 425, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa zgjerimi i hapësirës mund të bëhet me kartën microSD.

Redmi 4A ka kamerën kryesore me 13MP dhe kamerën për selfi prej 5MP. Karakteristikat tjera përfshijnë baterinë 3120mAh dhe 4G dual-SIM mbsëhtetje përmes VoLTE.

Telefoni Xiaomi Redmi 4A do të jetë i qasshëm në ngjyrat e artë, të hirtë të mbylltë dhe rozë të artë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme