Xiaomi po pushton kryetitujt sërish duke iu falënderuar pajisjes së fundit të lansuar Redmi Note 2.
Ishte njoftuar muaj më parë që kompania ka arritur të shes 800.00 njësi brenda vetëm 12 orëve qysh në ditën e debutimit, shkruan arbresh.info. Ky ishte definitivisht një rekord madhështor nga kompania, por duket që interesimi për pajisje ka vazhduar ende pasi burime të ndryshme tregojnë që Note 2 ka arritur mbi 1.5 milionë shitje deri më 5 shtator.
Redmi Note 2, që kushton 125 dollarë për versionin me 16GB dhe 156 dollarë për versionin me 36GB, ka procesor tetë-bërthamor MediaTek Helio X10 Soc, ekran 5.5 inç 1080p, 2GB RAM dhe 3.020 mAh bateri.
Po ashtu, Redmi Note 2 posedon kamerë prapa 13 megapiksel, kamerë frontale 5 megapiksel, rrjetin Wi-Fi 802.11ac dhe platformë MIUI 7./arbresh.info
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...