Google ADS

Xiaomi shet mbi një milionë telefona brenda 18 ditëve

10:29 | 19 Tetor 2016
Arbresh Info

Xiaomi ka shitur mbi një milionë telefona të mençur brenda 18 ditëve në Indi.

Sipas drejtorit ekzekutiv Lei Jun, kompania ka shitur thuajse gjysmën e tyre telefonave të mençur vetëm brenda tri ditëve, shkruan portali arbresh.info.

“India është një treg jashtëzakonisht i rëndësishëm për strategjinë e globalizimit të Xiaomit. Ky vend është bërë tregu jonë më i madh jashtë Kinës”, tha Jun.

“Kur ne arritën në Indi, këtu ishte një konkurrencë jashtëzakonisht e fortë. Ne kemi arritur një rritje kaq të madhe në Indi së pari sepse qëllimi jonë ka qenë të sjellim inovacion tek të gjithë me produktet tona kualitative në një çmim të jashtëzakonshëm”

Jun shpreson gjithashtu që India të bëhet kompania më e madhe e telefonave të mençur në Indi brenda tri apo pesë viteve të ardhshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme