Google ADS

Xiaomi prezanton bateritë me kapacitet më të lartë dhe monitorim të avancuar të karikimit

00:11 | 14 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Xiaomi ka njoftuar një teknologji të re të baterive përmes rrjetit social Weibo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është një teknologji për të cilën ekipi i zhvillimit të Xiaomi ka punuar për një kohë të gjatë dhe duhet të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm.

Kompania arriti të rrisë përmbajtjen e silikonit brenda baterisë me tre herë, dhe kjo rezultoi në kapacitet më efikas të ruajtjes.

E njëjta madhësi baterie tani mund të “përshtat” 10 për qind më shumë mAh dhe mund të ofrojë deri në 100 minuta funksionim shtesë me një karikim të vetëm.

Gjithashtu teknologjia e “paketimit” është ndryshuar, gjë që shton më tej efikasitetin e hapësirës.

Moduli PCM është vendosur në një kënd 90 gradë dhe nuk qëndron më i sheshtë, duke rezultuar në kursim të hapësirës.

Xiaomi gjithashtu ka pajisur baterinë e re me një çip që mbështetet në algoritme të avancuara, duke rritur kështu sigurinë dhe jetëgjatësinë e celularit falë monitorimit të karikimit gjatë natës.

Ky çip thuhet se parandalon “ngarkimin e tepërt” të baterisë kur pajisja është e lidhur me karikuesin për një kohë të gjatë.

Ekziston edhe një kontroll i temperaturës falë sensorëve shtesë, sepse bateritë litium-jon nuk i “pëlqejnë” temperaturat e larta.

Megjithatë, nuk dihet ende se si teknologjia e re kontrollon temperaturën.

Prodhimi masiv i baterisë së re Xiaomi duhet të fillojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm./telegrafi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme