Google ADS

Xiaomi Mi Mix edhe në ngjyrë të bardhë

09:01 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Eventi CES 2017 është vetëm disa orë larg dhe kompanitë tashmë kanë nisur zbulojnë detaje të vogla rreth produkteve të reja.

Xiaomi ka lëshuar një foto, që lë të kuptohet se ka ndërmend të sjellë në treg edhe variantin me ngjyrë të bardhë të telefonit Mi Mix, shkruan portali arbresh.info. Edhe pse janë shfaqur online imazhe të versionit me ngjyrë të bardhë, ende nuk është lëshuar ndonjë informacion që telefoni do të jetë i gatshëm edhe për treg.

Lexo edhe: Pajisjet më të mira të vitit 2016

Modeli i ri është parë gjithashtu edhe në një dyqan online kinez, por fatkeqësisht nuk ka qenë në dispozicion për tu blerë. Përveç opsionit të ri në ngjyrë, pritet që kompania kineze të sjellë edhe ndonjë ndryshim tjetër./arbresh.info

Foto e publikuar nga Xiaomi
Foto e publikuar nga Xiaomi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme