Xiaomi ka lansuar zyrtarisht Mi Note Pro në Kinë me një çmim ekuivalent prej 480 dollarë, çmim ky i cili është më lirë se telefoni që kompania kishte prezantuar në muajin janar.
Derisa shumica e pajisjeve të kompanisë Xiaomi kanë një çmim të përballueshëm dhe ofrojnë performanca të mira, Mi Note Pro është gjithashtu pjesë e tyre, por mund të krahasohet pa u trembur me telefonat e tjerë të klasit të lartë.
Mi Note Pro posedon një ekran Quad HD LCD me 5.7 inç, procesor Snapdragon 810, 4GB RAM, 64GB hapësirë për akumulimin e të dhënave, 13 megapiksel kamerë prapa dhe bateri 3090 mAh. Ky telefon bartë gjithashtu edhe disa funksione shtesë si teknologjinë Sunlight Display, Quick Charge 2.0 dhe HiFi.
Mi Note Pro është më i lirë se të gjithë konkurrentët e tjerë, përfshirë edhe telefonat nga kompania Samsung./arbresh.info
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja