Xiaomi, kompania me tregun më të madh në Kinë si dhe njëra nga pesë kompanitë më të mëdha në botë, thuhet se është duke u bërë gati për të krijuar edhe procesorët e saj telefonik.
Në bashkëpunim me krijuesin e çipave Leadcore, procesorët nga Xiaomi mund t’i ndihmojnë kompanisë të jetë më pak e varur nga Qualcomm dhe MediaTek. Tani, shumica e telefonave nga Xiaomi janë pajisur me procesorët e dy kompanive, përveç telefonit Redmi 2A, i cili përdor çip nga Leadcore.
Bazuar në uebfaqen kineze ‘CN Beta’, Xiaomi pritet të lansojë procesorët e saj në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton arbresh.info. Ashtu siç është raportuar edhe më parë, në fillim vetëm telefonat e rangut të ultë do përdorin procesorët e kompanisë./arbresh.info
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...