Xhaketa e cila ua mbush telefonin

07:51 | 29 Qershor 2016
Arbresh.info

Në vitin 2017 ju do të mundni që ta mbushni telefonin tuaj pa pasur nevojë për një prizë elektrike, sepse në treg do të dal xhaketa e cila ua mbush telefonin.

Hiral Sanghavi nga Hong Kong, ka hedhur këtë ide të tij në realizim në Kickstarter dhe ajo do të kushtojë më shumë se 100 mijë dollarë, transmeton KosovaPress.

Sipas CNN, xhaketa do të mund të pastrohet në makinën e rrobave, është e ndërtuar nga telat e bakrit dhe mjafton ta vendosni telefonin në xhep që ai t’iu mbushet përmes wireless-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme