Xbox 360 nuk prodhohet më

09:01 | 21 Prill 2016
Arbresh Info

Microsoft ka ndalur prodhimin e konsolës Xbox 360, e cila mbushi 10 vite nëntorin e kaluar. Konsolat ekzistuese do të vazhdojnë të shiten derisa furnizimet të zbrazen.

Kompania ka konfirmuar që ndalimi i prodhimit të konsolës Xbox 360 nuk do të thotë që edhe shërbimet të saj do të përfundojnë pasi përdorimi i konsolës nga njerëzit është ende i mundshëm, shkruan portali arbresh.info. Ata do të jenë në gjendje të qasen në Xbox Live si dhe të blejnë lojëra online./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme