Google ADS

WordPress detyron përditësimin pas zbulimit të një të mete sigurie

11:22 | 24 Korrik 2015
Arbresh Info

Të gjithë përdoruesve të ueb-platformës softuerike WrodPress u është kërkuar përditësimi pas zbulimit të një lëshimi sigurie.

Përdoruesit e versionit 4.2.2 dhe versioneve të mëparshme janë të prekur nga një e metë kritike që iu lejon autorëve apo kontribuuesve të marrin kontroll mbi faqen, shkruan arbresh.info.

Kjo e metë, e zbuluar nga anëtarët e brendshëm të ekipit për siguri në WordPress, mund t’i lejojë një hakeri apo autori keqdashës të bashkëngjisë kode me qëllime jo të mira në kodin e uebfaqes.

Përditësimi gjithashtu rregullon në përgjithësi 20 të meta, përfshirë edhe një që i mundësonte një përdoruesi me leje si një abonues të krijojë një skicë përmes funksionin ‘Quick Draft’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme