Sipas statistikave të publikuara për muajin mars të këtij viti nga kompania StatCounter, del se Windows 7 edhe më tej është sistemi më i pranishëm operativ në kompjuterë, derisa prania e sistemit më të ri operativ Windows 10 është më i dobët.
Windows 7 në mars kishte pjesëmarrje prej 47,03%, derisa Windows 10 renditet i dyti me 34,28%. Në vendin e tretë është Windows 8.1 me 9,63%, ndërsa në të katërtin është Windows XP me prani prej 5,46% në kompjuterë, transmeton KosovaPress.
Sa i përket së ardhmes, mbështetja zyrtare për Windows 7 duhet të vazhdojë deri në janar 2020.
Gjatë shkurtit pjesëmarrja e sistemit operativ Windows 7 ishte 47,17%, derisa pjesa e sistemit Windows 10 shënoi ngritje duke pasur parasysh se në shkurt ishte 33,8%.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit