Sistemi operativ nga Microsoft, Windows 10 ka tejkaluar më në fund Windows 7 duke u bërë sistemi operativ më i përdorur në Francë. Kjo është zbuluar në rrjetin social Twitter nga Florent Pelissier, menaxheri i produkteve të marketingut të kompanisë Microsoft në Francë.
Pelissier ka cituar kompaninë ‘StatCounter’ për këto të dhëna për periudhën qershor 2015 – korrik 2016, transmeton portali arbresh.info. Të dhënat zbulojnë që Windows 10 tani ka rreth 30 për qind të tregut në qytetin evropian.
Kjo vjen vetëm disa javë pasi Redmond, kompania me bazë në Washington, njoftoi që 350 milionë pajisje janë duke përdorur platformën Windows 10. Përditësimi tjetër madhështor në këtë sistem operativ, i quajtur ‘Përditësimi Vjetor Windows 10’, do të lansohet më 2 gusht./arbresh.info
Ministri Peci ndau grant për vëllain e deputetes Fitore Paco...
Kurti: Historikisht, rinia ka qenë nismëtare e vendimeve dhe...
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...