Google ADS

Windows 10 nuk është më falas

11:49 | 2 Gusht 2016
Arbresh.info

Mundësia për të shkarkuar falas sistemin operativ të Microsoft, Windows 10, iku.

Tanimë, të gjithë ata që duan në pajisjen e tyre Windows 10 Home duhet të paguajnë 119 dollarë, ndërsa për versionin Pro, 199 dollarë.

Microsoft e hodhi në treg Windows 10 një vit më parë. Në atë kohë, shefi ekzekutiv i kompanisë, Natya Nadella tha se me këtë sistem operativ niste një “epokë e re” për përdoruesit e kompjuterëve.

Ky sistem është i pari që punon në të gjitha pajisjet Windows, nga smartphone tek tabletat e kompjuterët desktop, ashtu sikurse në Xbox One. Windows 10 vjen gjithashtu me një motor të ri kërkimi, Edge, që zëvendësoi Internet Explorer, si dhe me asistenten zanore Cortana.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme