Windows 10 në dispozicion më 29 Korrik

10:40 | 1 Qershor 2015
Arbresh Info

Microsoft ka njoftuar sot që do lansojë platformën Windows 10 më 29 Korrik.

Kompania ka premtuar më parë që versioni i fundit i sistemit të saj operativ do të jetë në dispozicion gjatë verës. Disa muaj më parë, gjiganti Microsoft ka shfaqur disa tipare të sistemit të ardhshëm operativ duke i publikuar ato në versionin ‘Build’.

Tani kanë mbetur vetëm edhe dy muaj për të parë nëse në të vërtet Microsoft do të debutojë sistemin operativ Windows 10 në Desktop dhe telefona të mençur./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme