Google ADS

Windows 10 Mobile debutohet në muajin nëntor?

13:12 | 29 Korrik 2015
Arbresh Info

Sistemi i ri operativ Windows 10 ka debutuar tashmë falas për të gjithë përdoruesit në mbarë botën, por përdoruesit e telefonave duket se duhet të presin edhe disa javë deri në lansimin e platformës Windows 10 Mobile.

Gjatë lansimit të Windows 10, drejtori i gjigantit Microsoft për biznes, Anthony Doherty tha për ‘iAfrica.com’ që muaji nëntor është koha kur Windows 10 Mobile do të lëshohet.

Megjithatë, më parë mendohej se Widows 10 Mobile do të lëshohet në muajin shtator apo tetor, shkruan arbresh.info.

Ende nuk është ndonjë fjalë zyrtare rreth debutimit të sistemit operativ të ri për telefona, por për tani mjafton të shijoni falas platformën e re për kompjuterë, Windows 10./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme