Microsoft ka prezantuar një ndryshim të ri që iu lejon zhvilluesve të aplikacioneve në iOS dhe Android të vendosin direkt aplikacionet në platformën e re universale të Windows-it.
Kompania ka zbuluar në konferencën e mbajtur në San Franciso që zhvilluesit e platformës Android mund të përdorin kodet nga Java dhe C++ për të krijuar aplikacione në Windows. Po ashtu, edhe zhvilluesit e platformës iOS mund të përdorin kodet nga Objective V për të ndërtuar aplikacione edhe në Windows.
Me këtë funksion përdoruesit e sistemit më të ri operativ nga Microsoft do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionet nga platforma Android në telefonat, tabletat dhe kompjuterët me Windows.
Njëra nga mangësitë që përdoruesit e pajisjeve me Windows janë ballafaquar është numri i limituar i aplikacioneve në dispozicion tek platforma, por me sistemin e ri operativ nga Microsoft, Windows 10, tani gjithçka është e mundur./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...