Microsoft konfirmoi se do të fillojë me dërgimin e Windows 10 Creators Update për përdoruesit e PC-ve prej 11 prillit, të cilët manualisht do të mund të iniciojnë azhurnimin prej 5 prillit.
Kur janë në pyetje telefonat e mençur, përdoruesit për azhurnim duhet të presin edhe disa javë të tjera.
Windows 10 Creators Update për telefona të mençur nuk është përfshirë në lajmërimin iniciues, ndërsa azhurnimi do të jetë i mundshëm prej 25 prillit, transmeton KosovaPress. Marrja konkrete e azhurnimit do të varet nga disa faktorë, të cilët përfshijnë provajderët, regjionin dhe vetë pajisjen e telefonit. Azhurnimi komplet do të përfundojë në afat prej disa muajsh.
Ata, të cilët nuk munden ose nuk dëshirojnë të presin që Microsoft të shtypë butonin “start” për lansimin e Windows 10 Creators Update për Windows 10 Mobile, mund t’i bashkëngjiten programit Windows Insider, në mënyrë që të shohin dhe të provojnë karakteristikat e reja. Build 15063 është versioni RTM dhe 99% është i ngjashëm me atë që do të publikohet në ditën e lansimit.
Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e...
Shtëpia e modës Prada po shqyrton mundësinë e blerjes së mar...
Leverkuseni i Xhakës mposht Dortmundin, ‘kërcënon’ Bayernin
Shkupi, s’është më qyteti më i ndotur në Evropë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Pse ndonjëherë nuk funksionojnë lidhjet?