WhatsAppi pohon se është njëri prej shërbimeve më të sigurta për mesazhe sepse ofron enkriptimin “end-to-end”. Kjo do të thotë se nëse ndonjë mesazh përgjohet, nuk do të ketë ndonjë mënyrë për ta lexuar atë.
Tani ky aplikacion i mesazheve ka prezantuar përditësimin më të madh të sigurisë, duke sjell dy hapa të rinj në procesin e verifikimit.
Këto dy hapa të verifikimit të llogarisë pengojnë personat nga aktivizimi dhe dërgimi i mesazheve përmes një telefoni tjetër duke përdorur numrin e një përdoruesi tjetër. Ata nuk mund të aktivizojnë llogarinë pa një kod me gjashtë numra.
Ky kod do të kërkohet kur dikush tenton të hyjë në llogari me një pajisje të re. Ky opsion është testuar te disa telefona që prej muajit nëntor, por ka filluar të shfaqet në aplikacionin për Android, iOS dhe Windows.
Aktivizimi i këtyre dy opsioneve mund të bëhet duke shkuar te “settings”, pastaj klikoni “Account” dhe pastaj shtypeni opsionin “Two-step verification”.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...