Të shpërndash vendndodhjen tënde në kohë reale nga WhatsApp tashmë është e mundur për të gjithë. Pas testit të bërë në versionin jopërfundimtar të aplikacionit, funksioni tashmë është zyrtarisht i disponueshëm për të gjithë.
Si për përdoruesit e iPhone dhe për ata të Android përditësimi do të bëhet gradualisht në javët e ardhshme dhe këtë e bën të ditur vetë çati në pronësi të Facebook në blogun e tij.
Kjo risi, e ngjashme me Messenger, mendohet si një “mënyrë e thjeshtë dhe e sigurtë” për ti thënë dikujt ku je. Si për shembull për të takuar miqtë apo për të lajmëruar familjarët që jeni në një destinacion. Përsa i përket privatësisë dhe sigurisë kompania siguron se është e mbrojtur nga kriptografia end-to-end dhe mund të zgjedhësh se me kë duhet ta shpërndash vendndodhjen,
Përdoruesi mund ta ndërpresë në çdo moment, dhe kjo risi funksionon edhe “në grupe”, çatin kolektiv ku është më shumë se një person. Në këtë rast nëse një nga pjestarët e grupit shpërndan pozicionin e tij në kohë reale, të gjitha pozicionet e tjera do të jenë të dukshme në të njëjtën hartë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...