WhatsApp bën përditësime shpesh dhe herë pas here celularët e vjetër nuk mund të vazhdojnë më ta suportojnë aplikacionin.
Këtë herë, vetëm dy modele iPhone do të humbasin aksesin në aplikacionin e mesazheve së bashku me një mori telefonash të vjetër inteligjentë Android.
Shumica e telefonave që do të përjashtohen janë lancuar në treg më shumë se dhjetë vjet më parë, midis 2012 dhe 2013. Me ardhjen e vitit të ri, WhatsAppi do të kërkojë sisteme më të avancuar të android dhe IOS.
“Për të vazhduar me avancimet më të fundit të teknologjisë, ne rregullisht ndalojmë mbështetjen e sistemeve operative më të vjetra për të fokusuar burimet tona në risitë e fundit. Nëse ndalojmë së mbështeturi sistemin tuaj operativ, do të njoftoheni dhe do t’ju kujtohet disa herë që të përmirësoni pajisjen tuaj për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, njoftoi kompania.
Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës, ish-gardiani...
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
BE: Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Ban...
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...