“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.
Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.
Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni.
Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë, transmeton top channel.
Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit.
“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj.
Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit