WhatsApp së fundmi ka testuar një sërë veçorish të reja që prekin pothuajse çdo aspekt të komunikimit.
Mundësia për të parë paraprakisht fotot dhe videot në mesazhet ‘pin’ dhe opsioni për t’i larguar mesazhet e palexuara, janë vetëm disa nga veçoritë që aplikacioni po teston, por ka edhe tjera.
Një nga përditësimet e versionit beta të WhatsApp përfshin Al gjeneruese, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Aplikacioni po punon për një veçori të re që i lejon përdoruesit të gjenerojnë fotografi të profilit të fuqizuara nga Al.
Bëhet e ditur se kjo veçori është ende në zhvillim dhe nuk është gati për testim.
Aktualisht, aftësia për të gjeneruar fotografi të profilit të fuqizuara nga AI është parë vetëm në versionin Android të WhatsApp, por ka të ngjarë që Meta ta sjellë atë në të gjitha platformat nëse funksioni merr dritën e gjelbër.
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...