WhatsApp duket se po punon në një veçori të re: ofrimin e mundësisë për të modifikuar mesazhet e dërguara.
Sipas mediave të huaja, funksioni është tashmë në zhvillim e sipër dhe aplikacioni do të ketë një opsion “redaktimi” për një mesazh të dërguar në WhatsApp për Android.
Sidoqoftë, është e paqartë nëse mesazhet do të jenë të redaktueshme përgjithmonë apo brenda një periudhe të caktuar kohore.
Ekspertet pretendojn se funksioni nuk është ende i disponueshëm për testuesit , por me siguri do të shfaqet shumë shpejt. Ai gjithashtu duhet të bëhet i disponueshëm në WhatsApp për iOS, si dhe në versionin desktop të aplikacionit.
WhatsApp shtoi aftësinë për të fshirë mesazhet e dërguara pesë vjet më parë, por funksioni i ri duhet të jetë i dobishëm në ato situata kur ju duhet të redaktoni një gabim shtypi pa e fshirë dhe ridërguar mesazhin (duke ngatërruar potencialisht palën marrëse)./arbresh.info/
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...
Kusari-Lila tregon si ndodhi biseda me Milan Radoiçiqin
Hoxha takoi kryetarin e Prezencës së OSBE-së, flasin për pro...
“Imagjino kur të bëjmë të dytin” – Kiara Tito flet për rapor...