WhatsApp me thirrje me zë tani edhe në Windows Phone

13:50 | 24 Qershor 2015
Arbresh Info

Aplikacioni WhatsApp për platformën Windows Phone është përditësuar për të prezantuar funksionin për thirrje me zë dhe mundësinë për të dërguar zërin e regjistruar tek përdoruesit e sistemit operativ Windows 8.1

Ky funksion është prezantuar së pari në iOS dhe Android, dhe tani përdoruesit e platformës Windows Phone mund të përdorin atë me versionin 2.12.60, shkruan arbresh.info.

Me VoIP tani në dispozicionin në tri platformat, WhatsApp mund të përqendrohet në përditësimin dhe përmirësimin e funksioneve të tjera për tu bërë një rival i fortë kundër Skype dhe Viber./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme