WhatsApp përfshihet sërish në një debat të gjerë për privatësinë nga raporti vjetor i Electronic Frontier Foundation (EFF)
Grupi i të drejtave dixhitale thotë se aplikacioni nuk po bën aq sa duhet për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të tij.
Raporti i EFF fokusohet në mënyrën se si kompanitë i përgjigjen qeverisë kur u kërkohet prej saj informacione. Pavarësisht se WhatsApp ka vendosur kriptimin end-to-end, ende nuk bën aq sa duhet për të mbrojtur përdoruesit kur u kërkon qeveria informacione.
“Jemi të zhgënjyer që dy kompani të teknologjisë iu nënshtrohen shërbimeve të tjera online: Amazon dhe WhatsApp”, thotë EFF.
Arsyet që WhatsApp është nënshtruar nuk përjashton në mënyrë eksplicite përdorimin e të dhënave të mbledhura për qëllime sigurie. Megjithëse vetë mesazhet nuk mund të lexohen, WhatsApp mbledh metadata për secilën për tyre që mund t’u dorëzohen autoriteteve.
Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si çfarë pajisje përdor për të dërguar mesazhe, çfarë numri i është dërguar mesazhi dhe nëse ndonjë faqe interneti është aksesuar me link përmes mesazheve.
“Ne i bëjmë thirrje Amazon dhe WhatsApp që të përmirësojnë politikat e tyre vitin e ardhshëm në mënyrë që të përputhen me standardet e shërbimeve të tjera të mëdha online”, përfundon raporti i EFF.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...