Shumë përdorues e kanë pritur për një kohë të gjatë, tani Whatsapp mund ta kthejë në shpejti në realitet.
Mundësia për të fshehur statusin “online” nga të gjithë është një risi që është kërkuar prej vitesh nga përdoruesit për të mbrojtur privatësinë e tyre, por që deri më tani nuk kishte gjetur zbatim.
Risia, e cila nuk ka pasur asnjë mohim, vjen nga faqja WABBetaInfo, e cila përditëson lexuesit e saj me lajmet dhe funksionet e reja të mundshme që lidhen me aplikacionin.
Versioni i ri i aplikacionit
Kjo risi është ende në zhvillim dhe do të prezantohet me versionin e ardhshëm të aplikacionit për iOS. Deri më tani është bërë e ditur se përdoruesit do mund të zgjedhin se cilat kontakte do të shohin statusin e tyre online, shkruan Corriere della Sera.
Në këtë mënyrë kërkohet të mbrohen përdoruesit. Kjo është një zgjidhje që përpiqet t’i japë fund edhe stalkerëve. Në të ardhmen e afërt Meta tashmë po mendon të prezantojë risinë edhe në pajisje Android, si në versionin ueb të platformës së mirënjohur të komunikimit të menjëhershëm./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...