WhatsApp duket se po përballet me një defekt pasi përdoruesit nga e gjithë bota po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e teksteve në aplikacion.
Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp.
Teksa aplikacioni ka pak minuta që ka rënë, 6000 persona kanë raportuar në internet se mesazhet e tyre nuk po dërgohen.
Ky nuk është rasti i parë i rënies së aplikacionit më të përdorur për dërgimin e mesazheve.
WhatsApp ka pësuar një ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar, po në tetor.
Përdoruesit e WhatsApp po i drejtohen gjithashtu Twitter-it për të raportuar ndërprerjen, ndërsa ende nuk ka reagim nga kompania META./ TCh/
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...