‘WalkCar’ makina me madhësinë e laptopit

16:48 | 9 Gusht 2015
Arbresh.info
Na vjen risia teknologjike e radhës . Fjala është për “WalkCar”-, shpikje kjo e inxhinierit nga Japonia, Kuniako Saito.
“WalkCar” apo ‘vetura që ec’ është në fakt një makinë e madhësisë sa e një laptopi, që peshon deri në 3 kilogramë por mund të mbajë peshën deri në 120 kilogramë.Walk car mund të ecë me shpejtësinë maksimale prej 10 kilometrash në orë për të paktën 12 kilometra dhe funksionon me bateri.

Bateria duhet të mbushet cdo tre orë.“WalkCar” aktivizohet sapo të hipni në te, kurse manovrohet nga vetë trupi i njeriut, duke lëvizur trupin në drejtimet e dëshiruara.

 Sapo të zbrisni nga makina, ajo ndalet.

“WalkCar” do të dalë në shitje në vjeshtë dhe d0 të kushtojë afro 800 dollarë. /infoglobi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme