Vritet një person që emitoi vrasjen në Facebook

19:21 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Një burrë, për të cilin policia dyshon se ka vrarë një person të moshuar dhe krimin e transmetoi përmes rrjetit Facebook, është vrarë në qarkun Iri.

Policia njoftoi se Stiv Stivens (37) dyshohet se të dielën ka vrarë Roberto Goduin (74), i cili po mblidhte konserva, ndërsa më pas hyri në veturë dhe publikoi xhirimin e vrasjes në Facebook, transmeton AP.

Video-xhirimi i vrasjes ishte në rrjetin shoqëror rreth tri orë para se të largohej.

Kompania njoftoi se ka mbyllur llogarinë e Stivens 23 minuta pasi mori lajmërimin e parë për vendosjen e video-xhirimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme