Ka filluar numërimi së prapthi, sa i përket prezantimit të kësaj makine
Tani që janë bërë katër muaj, që kur u lansua Golfi i ri, të gjithë ishin duke pritur se kur do të shfaqet Golf GTI i ri, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është mbajtur fshehtë në mënyrë shumë të mirë, më në fund është treguar dukja e këtij modeli, që do ta shohim pas dy jave në Geneva Motor Show.
Në imazhin e shpërndarë, shihet vetë pjesa e përparme e kësaj makine që e ka grillin sikur hojet e bletëve, hapësira të mëdha për ajrosje si dhe dritat opsionale për funksion ditor.
Kjo nuk është hera e parë që shihet Golf GTI i ri, pasi më herët është parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi. Vetura kishte linja të ngjashme me modelin aktual, ndërsa në kulm e kishte një krah të gjerë, derisa kishte tjetër gyp për nxjerrjen e gazrave.
Sistemi Car2X që është integruar për herë të parë në këtë makinë, ia mundëson të komunikojë me vetura tjera, derisa Travel Assist ia mundëson gjysmë autonominë edhe ku lëvizë me 200 kilometra në orë.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...