Gjenerata e tetë e këtij modeli, është parë disa herë, derisa kjo është hera e parë që shfaqet zyrtarisht nga prodhuesi
Shumicën e vëmendjes, Volkswagen e ka drejtuar kohëve të fundit, nga makinat elektrike të linjës ID.
Megjithatë, nuk e ka harruar një prej makinave kryesore, për të cilën tashmë e ka shpërndarë një fotografi, ku e shfaq për herë të parë, dukjen që do ketë gjenerata e tetë e modelit Golf.
Kjo vjen vetëm dy javë, para se ta prezantojë zyrtarisht në bazën kryesore në kompanisë në Wolfsburg të Gjermanisë.
Dukja e jashtme, nuk e dallon shumë nga Golf, vetëm se grilli i është ngushtuar shumë, dritat i ka më të holla, derisa në pjesën e poshtme ka hapësirë shumë më të madhe për futjen e ajrit. Gjë që nënkupton, se do të ketë një motor të fuqishme për ta freskuar.
Lansimi i Volkswagen Golf nuk do të zgjatë shumë, pasi që do të fillojë nga muaji dhjetor i këtij viti.
Pas kësaj, Volkswagen ka bërë të ditur se deri në vitin 2022, do të punojë që ky model të shpenzojë më pak, derisa do ketë teknologji shumë më të lartë. /Telegrafi/
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...