“Volkswagen” nuk kërkon alternativa për lokacion në Turqi

16:13 | 22 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjiganti gjerman i automjeteve “Volkswagen” nuk është duke kërkuar në mënyrë aktive lokacione të reja si alternativë për fabrikën e prodhimit në Turqi, tha sot zëdhënës i kompanisë Leslie Bothge, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne po vëzhgojmë zhvillimet shumë nga afër. Planet tona për Turqinë janë aktualisht në pritje”, tha për AA, Bothge.

Në fillim të tetorit, “Volkswagen” themeloi një filialë në Turqi, me plane për të ndërtuar strukturë prodhimi shumë-markash në provincën perëndimore Manisa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme