Google ADS

Volkswagen hap fabrikë në Turqi

23:57 | 2 Tetor 2019
A. B.

Gjiganti gjerman për prodhimin e automjeteve hapi ndërmarrje në Manisa të Turqisë, njoftoi sot gazeta turke e regjistrit të tregtisë,.

Kompania, Volkswagen Turkey Otomotiv Sanayi dhe Ticaret AŞ, u themelua me një kapital prej 943,5 milionë lira turke (164,46 milionë dollarë).

Kompania në perëndim të Turqisë është paraparë të disajnojë, prodhojë, montojë, shesë, të importojë dhe të eksportojë makina, kamionë dhe të gjitha llojet e automjeteve motorike dhe transportuese si dhe pjesëve dhe komponentëve të tyre.

Anëtarë të bordit të kompanisë së sapoformuar janë Jens Kellerbach dhe Jurger Unser.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme