Volkswagen po përgatitet të pezullojë prodhimin në të gjithë Evropën, pasi kontinenti po tenton të ndalojë përhapjen e koronavirusit.
Siç raporton CNN, gjiganti gjerman i prodhimit të veturave tha të martën se prodhimi në uzinat e tij në Spanjë, Setubal në Portugali dhe Bratislava në Sllovaki do të mbyllen para fundjavës.
Fabrikat e makinave Itali si Lamborghini dhe Ducati gjithashtu kanë bërë të njëjtin veprim.
Shumica e fabrikave të tjera gjermane dhe evropiane të grupit Volkswagen po përgatiten të pezullojnë prodhimin, me gjasë për dy javë, tha drejtori i përgjithshëm i firmës, Herbert Diess, para gazetarëve të martën.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e dukshëm aktual në situatën e shitjeve dhe pasigurinë e shtuar në lidhje me furnizimin, prodhimi do të pezullohet në të ardhmen e afërt në fabrikat që operohen nga markat e grupit”, tha Diess.
Kompania tha që fabrikat që prodhojnë makina të markës Volkswagen do të mbyllen duke nga të enjten mbrëma.
Volkswagen, i cili zotëron gjithashtu marka të tjera për prodhimin e makinave, përfshirë Skoda, Audi, Porsche dhe Bugatti, shpërndau 10.8 milionë automjete për klientët më 2019-ën, më shumë se çdo prodhues tjetër makinash.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...