Google ADS

Vjedh 11 mijë dollarë nga banka dhe i dhuron tek një grup kundër ISIS-it

10:29 | 20 Maj 2016
Arbresh Info

Phineas Fisher, një haker që sulmoi Hacking Team vitin e kaluar, zbuloi në Reddit të mërkurën që ai ka hakuar një bankë dhe paratë i ka dhënë si donacion tek kurdët anti-kapitalistë në Rojava, një regjion autonom në veri të Sirisë që kufizon territorin nën udhëheqjen e ISIS-it.

Fisher, i njohur ndryshe si “Hack Back” dhe “@GammaGroupPR”, pretendon se është përgjegjës për thyerjen e të dhënave të Hacking Team dhe Gamma Group, transmeton portali arbresh.info. Hakeri ka dhuruar 25 Bitcoin (rreth 11.000 dollarë amerikan) tek Rojan Plan, që është krijuar nga anëtarët e komunitetit ekonomik të Rojavas, i përshkruar nga FIsher si njëri nga projektet më revolucionare në botë”.

Emri i bankës të cilës i janë vjedhur të hollat e dhuruara nga Rojavan Plan nuk është zbuluar ende./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme