Tregu botëror i smartfonëve regjistroi në vitin 2018 rënien më të fortë të regjistruar ndonjëherë dhe viti 2019 nuk pritet të jetë më pozitiv, sipas të dhënave më të fundit.
“Gjatë vitit të kaluar, u shitën 1,4 miliardë telefona, ose një rënie me 4,1%”, sipas kabinetit IDC, që parashikon një rënie të re në vitin 2019.
“Përveç një grushti tregjesh me rritje të fortë si India, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Vietnami, nuk janë regjistruar shumë përfitime në 2018”, thotë analisti Ryan Reith.
Sipas atij, tregu ka rënë sepse konsumatorët i ndërrojnë më rrallë smartfonët e tyre, i konsiderojnë shumë të shtrenjtë dhe për shkak të pasigurive politike dhe ekonomike.
Megjithatë, pavarësisht një rënie me 8%, koreanojugori “Samsung” mbetet lideri botëror, me 20,8% të tregut.
Ndërsa “Apple” ka arritur të rimarrë vendin e dytë me 14,9% të tregut, i ndjekur nga kinezi “Huawei”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...