Një lloj i ri malware-ve (lloj virusi) në sistemin operativ Android mund të identifikojë të dhënat e përdoruesve të Facebook dhe pastaj të hyjë në llogari për të mbledhur detaje të llogarisë dhe madje të kërkojë dhe të mbledhë rezultate duke përdorur funksionalitetin e kërkimit të aplikacionit Facebook, shkruan Telegrafi.
I quajtur Fakeapp, ky lloj i ri i malware-ve u zbulua në fillim të këtij muaji nga hulumtuesit e Symantec dhe thotë se aplikacioni aktualisht shpërndahet brenda aplikacioneve keqdashëse të vëna në dispozicion të përdoruesve të gjuhës angleze në dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta.
Pavarësisht synimit të audiencës angleze, hulumtuesit e Symantec thonë se shumica e viktimave janë nga rajoni i Azi-Paqësorit, duke sugjeruar se dyqanet e aplikacioneve të palës së tretë kanë vetëm një audiencë aziatike lokale. /Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje