Vidhen të dhënat personale të miliona banorëve

23:40 | 16 Korrik 2019
M. A.

Zyrtarët bullgarë thonë se hakerë të paidentifikuar kanë vjedhur të dhënat personale të miliona përdoruesve nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave në Bullgari, duke hedhur dyshime për lidhje të mundshme ruse në këtë sulm kibernetik.

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thërriti sot një takim urgjent të të gjitha shërbimeve të zbatimit të ligjit për të konsideruar dëmet e mundshme të sigurisë kombëtare ndaj vendit.Ministri i Financave, Vlladisllav Goranov u tha gazetarëve pas takimit se “hakerët pas shkeljes kontaktuan mediat lokale duke përdorur një kuti postare nga një territor rus”.

Në këto dokumente, që është vjedhja kibernetike më madhe në vendet ballkanike, përmbajnë emra, të dhëna personale dhe të ardhurat financiare të individëve dhe kompanive. Sipas mediave lokale, hakerët kanë vjedhur detajet e rreth 5 milionë nga 7 milionë qytetarët e vendit.Goranov tha se qeveria ka kërkuar ndihmë nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Bashkimit Evropian./TASH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme