Vidhen mbi 360 llogari në MySpace

12:34 | 31 Maj 2016
Arbresh Info

Sipas një raporti, rreth 360 milionë llogari të MySpace janë në shitje online.

I njëjti haker që ka shitur të dhënat kredenciale të 165 milionë përdoruesve në LinkedIn këtë muaj thuhet se ka vendosur gjithashtu këto llogari në shitje tek forumi “Peace”, shkruan portali arbresh.info.

Të gjithë përdoruesit që kanë ende llogari aktive në MySpace janë këshilluar për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, por ajo çka është më e rendësishmja, është ndryshimi edhe i fjalëkalimeve në shërbimet e tjera ku keni përdorur të njëjtin fjalëkalim si në MySpace./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme