Video e veturës së ‘Bentley’ kur thyen rekordin në rrugë malore

00:26 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

‘Bentley Continental GT’ është vetura e cila ka thyer rekordin e vendosur më 2014-ën nga ‘Porsche 911 Turbo S’ në rrugë malore, duke arritur në 8 sekonda më shpejtë në finish.

Momenti historik për kompaninë prodhuese të automobilave është incizuar nga ngasësi i veturës, Rhys Millen.

Millen arriti të arrijë në finish me një shpejtësi prej 10 minutash e 18.488 sekondash. Gjithashtu, automobili bëri 156 kthesa, duke mbuluar 20 km.

Për arritje të tilla, meritat i atribuohen ‘Bentley’-t, që ia mundësoi fuqinë. Vetura mesatarisht mund të arrijë 100 km/h për 3.7 sekonda, ndërsa arrin shpejtësinë maksimale prej 335 km/h.

Vetura kushton përafro 180 mijë eurosh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme