Shërbimi i popullarizuar për dërgimin e mesazheve, sipas pohimeve, do të ndërpresë mbështetjen për kompjuterët Windows 10 dhe telefonat Windows.
Derisa përdoruesit e telefonave Windows janë të vetëdijshëm se platforma e tyre nuk është në rang me Androidin dhe iOS-in, ndalimi i mbështetjes për disa prej zhvilluesve kyç mund të sjellë deri te braktisja e platformës së Microsoft-it.
Sipas pohimeve, përfaqësuesi i Viberit thekson se hapi për ndalimin e mbështetjes për Windows ishte i nevojshëm për shkak të resurseve të limituara të kompanisë.
“Në mënyrë që të alokojmë resurset tona të limituara në mënyrën më të mirë të mundshme, kemi vendosur që të ndalojmë azhurnimin për Windows Phone 10 dhe Windows 10. Në të ardhmen nuk ka versione të planifikuara të aplikacionit për këtë platformë. Nëse planet ndryshojnë dhe vendosim që të bëjmë azhurnimin, ne do të informojmë përdoruesit tanë me kohë”, thuhet në njoftimin e Viberit./Arbresh.info/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin